• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos e thotë troç: Të kthehem në Gjermani? Jo, vetëm nëse…

22/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Toni Kroos vazhdon të jetojë në Madrid dhe tregon se nuk do të largohet për shumë kohë nga kryeqyteti i Spanjës. Ish-mesfushori i Realit ka dhënë një intervistë për median gjermane “Ran” me të cilën ka folur për çështje si rikthimi i tij i mundshëm në Gjermani:

“Ndihem gjerman. Por unë jam një gjerman që kam jetuar shumë i lumtur në Spanjë për një kohë të gjatë dhe do të vazhdoj ta bëjë këtë. Çfarë duhet të ndodhë për t’u kthyer në Gjermani? Ka gjëra që ndoshta nuk do të ndodhin. Për shembull, moti duhet të përmirësohet dhe kjo do të jetë e vështirë. Në fund të fundit, është diçka familjare, nuk e vendos vetëm unë, kam një grua dhe tre fëmijë.

Mendoj se do të ndiheshim rehat edhe në Gjermani, por, për momentin, ka pak arsye pse duhet të largohemi nga Spanja. Fëmijët kanë gjithçka këtu: aktivitetet e tyre, miqtë dhe shkollën e tyre. Dhe unë dhe bashkëshortja ime gjithashtu ndihemi shumë rehat. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë arsye për të shkuar diku tjetër tani. Ne do të jetojmë në Spanjë gjatë viteve të ardhshme”,  deklaroi Kroos.

Toni nuk ka asnjë peng pas tërheqjes nga futbolli, as për ndonjë një ndeshje klasike lamtumire:

“Kam pasur ndeshjen time të lamtumirës këtu, në Madrid, e cila ishte në La Liga, nuk ishte diçka e organizuar. Por në një farë mënyre fansat më bënë të ndihem sikur po u thosha lamtumirë. Nuk më pëlqem të jem jem në qendër të vëmendjes.”

Next Post

Tetori rozë/ FSHF zhvilloi mini-turneun e futbollit me stafin, UN Women dhe vajzat gazetare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.