Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve në Allianz Arena.
Vinicius Junior realizoi dy golat për Real Madridin, por ai që ka lënë gjurmë ka qenë Toni Kroos me një asistim të pabesueshëm në pjesën e parë për yllin brazilian.
Por mesfushori gjerman i ka dhënë meritat Vinit, duke folur pas ndeshjes kur u pyet për atë asistim të mrekullueshëm.
Kroos ka thënë se pa hapësirat dhe Vini ishte më meritori, duke u treguar shumë modest pasi tha se asistimi i tij ishte i mirë.
“Pashë që qendërmbrojtësit e Bayernit e ndjekin gjithmonë Viniciusin dhe e di që Vini gjithmonë bën vrapime në hapësirë”.
“Kjo është arsyeja pse meritat i shkojnë Vinit. Ai hapi hapësirën”, deklaroi Kroos pas ndeshjes.
Por Kroos befasoi të gjithë kur tha se asistimi i tij ishte në rregull dhe jo aq i mirë.
“Pasimi im ishte thjesht në rregull, nuk ishte aq i mirë”, shtoi gjermani.