• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos: Largohem nga futbolli i luajtur, por jo nga Reali

07/06/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

“Gjithmonë kam dashur të fitoj tituj. Që kur kam filluar të luaj futboll, kam dashur të jem i suksesshëm. Çdo titull ishte i rëndësishëm për mua, fitimi i Champions League ishte motivimi i madh para çdo sezoni. Për ta arritur këtë qëllim në fund është shumë e rëndësishme për mua”, janë këto fjalët e Toni Kroos, mesfushorit të Real Madridit, i cili do të varë këpucët pas Europianit me Gjermaninë.

I intervistuar nga Kicker, gjermani tregoi zgjedhjen e tij për t’u ndalur në moshën 34-vjeçare: “Po ndaloj sepse thjesht dua të më kujtojnë si 34-vjeçari Toni Kroos, i cili më në fund luajti sezonin e tij më të mirë me Realin. E marr si kompliment që shumë njerëz mendojnë se ky moment po vjen shumë shpejt”.

“Si do ta mbush kohën e lirë? Mbi të gjitha, dua të jem me familjen time. Do të vazhdoj podcast-in me vëllain tim Felix. Dhe do të punoj në ekipin e të rinjve të Realit”.

“Icon League, të cilën e themelova me Elias Nerlich, do të fillojë gjithashtu në shtator. Por është gjithashtu e qartë se nuk është se zgjedh 18 projekte dhe më pas përfundoj duke udhëtuar aq shumë sa tani që jam futbollist”.

Next Post

Shpërthen legjenda gjermane, Oliver Khan: Nojer nuk ka më gjunjë për 50 ndeshje brenda një viti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.