Tuesday, 12. May 2026
Futboll

Kroos nuk e “kafshon gjuhën”: Është e papranueshme kjo që po ndodh te Real Madridi

GS 12/05/2026 1 Min. Lesezeit

Toni Kroos analizoi “El Clasico” e fundit në podcast-in që ka me vëllain Félix, duke pranuar sezonin e dobët të Real Madridit: “Dy sezone pa fituar janë të papranueshme te Real Madridi. Ky rezultat vjen edhe nga marrëdhëniet e këqija brenda grupit, mendoj se e pranonin humbjen qysh para ndeshjes. Urime Barcelonës!”

Për golin e Rashford: “Courtois nuk mund të fajësohet; është goditje e fortë në hapësirë të vogël”. Për golin e dytë: “Tregon diferencën Barça-Real; Olmo dhe Ferran ndoshta s’do të ishin titullarë, por sistemi i Barcelonës është i punuar mirë.”

Për Arda Güler: “Është lojtar i së ardhmes, shumë i rëndësishëm. Pozicioni i tij ideal është ‘10’, afër portës, me pasim final të shkëlqyer”.

Teilen: