• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos tregon arsyen pse u rikthye te Kombëtarja e Gjermanisë: Do të ishte diçka madhështore

13/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Toni Kroos synon ta mbyllë karrierën me trofe, pasi këtë e bëri me Real Madridin tani është radha ta bëjë edhe me Gjermaninë.

Mesfushori veteran bëri rikthim te Kombëtarja gjermane pas disa viteve, derisa qëllimi i tij është triumfi në Euro 2024.

34-vjeçari u shpreh se ky turne do të jetë special për faktin se Gjermania e luan Evropianin në shtëpi, ndërsa shtoi se skuadra duhet të dijë të përballojë presionin.

“Një turne që luhet në shtëpi është edhe më special, nuk janë shumë lojtarë që ia dalin ta provojnë një ndjesi të tillë. I gjithë vendi e ndjen atmosferën dhe ka një energji shumë pozitive”.

“Për këtë fakt kemi një përgjegjësi të shtuar, megjithatë skuadra do të duhet të dijë të menaxhojë edhe presionin. Në fund të fundit, është vetëm futboll”.

Pas Ligës së Kampionëve edhe trofeu i Evropianit? Një ide e tillë më entuziazmon shumë, triumfi në Evropian ishte një shtysë që unë të rikthehesha në kombëtare”.

“Dua shumë që të kemi sukses dhe ta fitojmë këtë Evropian, nëse mendoja se nuk mund t’ia dalim, atëherë nuk do të isha kthyer. Ta mbyllja karrierën me trofeun e Ligës së Kampionëve dhe me Evropianin do të ishte diçka madhështore, por e pranoj me qejf të madh”, u shpreh Kroos.

Next Post

Skocia dhe Gjermania me ekipet më të ‘moshuara’ në Kampionatin Evropian, ja ku renditet Shqipëria

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.