• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kros analizon Realin: Më pëlqen vetja dhe ekipi, kështu fitojmë

13/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përpara nisjes së sezonit, për muaj me radhë, Toni Kros mbajti në ankth Realin e Madridit. Gjermani nuk e kishte vendosur ende nëse do të vijonte të luante më futboll apo të tërhiqej. Në Madrid nga ana tjetër po përpiqeshin ta bindnin atë të vijonte edhe të paktën një sezon.

KROS

Në fakt kështu ndodhi, me një fund të lumtur, me gjermanin që rinovoi dhe ky fillimsezoni ka treguar se ka marrë vendimin e duhur. Ai vijon të mbetet barometri i lojës së Madridit. Gjatë një interviste të dhënë për televizionin e klubit spanjoll, mesfushori i ka bërë një analizë pjesës së parë të sezonit, ku ka pranuar se ndihet mjaft mirë sikurse e gjithë skuadra.

“Ekipi është mjaft i mirë. Ne kemi fituar 10 nga 11 ndeshjet që kemi luajtur, kemi humbur vetëm një. Kjo do të thotë që ne po i bëjmë gjërat siç duhet. Është fillimi i sezonit dhe është normale që gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar, por ne jemi liderë në Ligë dhe në grupin tonë në Champions”, tha Kros.

Por Kros duket i kënaqur dhe me veten e tij, me kontributin që po jep një skuadër.

“Jam i kënaqur me nivelin e ekipit dhe me nivelin tim. Shpresoj që të vazhdojmë kështu. Për ne është e rëndësishme t’i bëjmë gjërat si skuadër, sepse është e vetmja mënyrë për të fituar, përveç kësaj, është mentaliteti i asaj që kemi ditur të bëjmë prej shumë vitesh dhe që është të besosh deri në fund. Kemi fituar shumë ndeshje ose kemi bërë shumë pikë në dhjetë apo pesë minutat e fundit. Është e rëndësishme të besojmë deri në fund dhe të jemi në gjendje të ndryshojmë ndeshje ose të shënojmë gola. Ne e dimë se më së shumti diçka e ndërlikuar nuk ka ardhur ende”.

Kros shpjegoi gjithashtu se si po përgatitet në këtë sezon.

“Unë kam qenë këtu për një kohë të gjatë dhe është e rëndësishme të kujdesem për trupin tim çdo ditë. Pjesa tjetër do të vijë, sepse cilësia me topin nuk humbet kaq shpejt”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Epoka e Modriçit te Reali po shkon drejt fundit, kroati te Inter Miami?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.