Friday, 20. March 2026
Sport

Kros: Gyler është lojtar klasi, gjithnjë na kërkon këshilla

GS 29/07/2023 2 Min. Lesezeit

Janë të paktë zërat autoritarë në botën e futbollit dhe një ndër ta është dhe mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kros. Si veteran në skuadrën e bardhë, gjermani ka fuqi të mjaftueshme për të korrigjuar, këshilluar apo analizuar të ardhmen e secilit prej lojtarëve që përbëjnë skuadrën e Karlo Ançelotit.

kros gyler

Në podkastin “Einfach mal luppen”, që e ndan me vëllain e tij Feliks, futbollisti gjerman i bëri një radiografi yllit të ri të Realit të Madridit, Arda Gyler.

Turku nuk ka qenë ende në gjendje të debutojë pas disa problemesh në këmbën e djathtë. Për Tonin, mesfushori është një futbollist i shkëlqyer, të cilit duhet t’i jepet hapësirë dhe kohë për t’u rritur dhe përparuar.

“Duhet thënë se ai ka talent të madh për moshën e tij. Ai ka një këmbë të majtë shumë, shumë të mirë. Ai ka një goditje të shkëlqyer me këmbën e majtë, është shumë i mirë teknikisht, veçanërisht në hapësira të vogla. Në tërësi mendoj se është një nënshkrim mjaft i mirë dhe inteligjent, sidomos për të ardhmen”, nisi Kros.

Megjithatë, mesfushori gjerman e di mirë se në futboll vetëm talenti nuk mjafton, sepse duhet durim për të mësuar, urtësi dhe përkushtim.

“Ajo që më pëlqen te Gyler është se ai është nga ata talente që pyet: ‘Si e bën këtë?’ Ai kërkon shumë këshilla prej nesh veteranëve. Ka shumë 18-vjeçarë që mendojnë se tashmë janë shumë të mirë dhe nuk kanë nevojë fare për këshilla, por ai tjetër mënyrë të punuari”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: