• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kros: Nëntë ditët tona pushim nuk besoj se do të jenë avantazh në Champions

07/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Toni Kros trajtoi çështjet aktuale të klubit dhe përfaqësueses gjermane në “podcast”-in që ai organizon me vëllain e tij, Feliks, të quajtur “Einfach mal Luppen”. Mesfushori gjerman foli për përballjen e dyfishtë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Sitit dhe gjithashtu për rikthimin e tij te “Nationalmannschaft”-i.

kros

Kros ka përjashtuar faktin se ditët më të shumta pushim do të jenë një avantazh për ekipin e tij kundër kampionëve të Europës në fuqi. “Nuk jemi mësuar të mos luajmë për nëntë ditë. Nëse më pyesni sot, më shkon shumë. Nuk do të jetë një disavantazh për ne, por s’e di nëse do të jetë një avantazh i madh”, ka komentuar Kros në duelin kundër skuadrës së Guardiolës, më 9 prill në “Santiago Bernabeu”.

Kros nga ana tjetër është shfaqur i kënaqur me rikthimin e tij te Gjermania përpara kampionatit europian. Mesfushori madrilen u rikthye në ekipin kombëtar pas tre vitesh mungesë, kur shpalli dhe lamtumirën e parakohshme. “Ka ngjashmëri mes kombëtares dhe klubit. Duhet të sigurohemi që skuadra të jetë e balancuar në nivel njerëzor, por gjithmonë ka pakënaqësi, është natyra e gjërave”, tha ai në një deklaratë të transmetuar nga portali “Real Total”.

“Gjithmonë ka role për të ndryshuar gjatë një sezoni ose disa vitesh në një klub. Një shpërndarje e qartë e roleve është më e rëndësishme në ekipin kombëtar sesa në klub. Moti i mirë është gjithashtu i rëndësishëm gjatë një turneu, duhet të jeni pesë ose gjashtë javë së bashku dhe ka lojtarë që nuk do të luajnë siç do të donin. Nagelsmann e ka reflektuar këtë para pushimit dhe do ta marrë parasysh kur të shpallë listën për ‘Euro 2024’. Nagelsman ka ndryshuar qasje dhe po cakton shumë më qartë rolet”, shpjegoi Kros.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arsyeja pse Foden mban numrin 47 tek Manchester City

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.