Tuesday, 31. March 2026
Sport

Krosimi i Nazmi Gripshit kthehet në gol, Astana beson te përmbysja e madhe

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Astana ka shënuar golin e dytë kundër Brann, në ndeshjen e vlefshme për fazën “play-off” të Conference League. Janë kazakët që po fitojnë 2-0, teksa takimin e parë në transfertë e kanë humbur me të njëjtin rezultat.

Krosimi i mrekullueshëm në zonë nga Nazmi Gripshi, u kthye në gol Astana kur luhej minuta e 81-të.

Geoffrey shënoi duke kompletuar dopietën personale.

Norvegjezët e Brann konsideroheshin favoritë absolutë në këtë çift. Megjithatë Nazmi Gripshi me shokë po i befasojnë duke tentuar kualifikimin. 

Teilen: