Tuesday, 24. November 2026
Sport

Kruaziera “Astoria Grande” mbërrin në Sarandë me 278 turistë

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Kruaziera “Astoria Grande” ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin e Sarandës, duke sjellë 278 turistë të kombësive të ndryshme.

Gjatë qëndrimit në qytet, vizitorët do të kenë mundësi të njihen me Sarandën dhe zonat përreth, përmes vizitave në destinacione turistike, kulturore dhe historike.

Mbërritja e kësaj anijeje shënon një tjetër vizitë të organizuar turistike në Sarandë gjatë muajit nëntor. Kruazierat sjellin vizitorë edhe jashtë sezonit veror, duke krijuar lëvizje për bizneset dhe operatorët turistikë të qytetit.

“Astoria Grande” është kruaziera e fundit që mbërrin në Sarandë gjatë muajit nëntor, me 278 turistë në bord.

/rtsh.al/

Teilen: