“Turp i futbollit italian. Të pa Zoti”: ja si Stefano Veskovi, 36-vjeçari kryebashkiaku i Vecano sul Krostolo (provincë e Rexho Emilia), ofendoi Marko Materacin nën një postim të publikuar nga ish-lojtari i Interit në profilin e tij në Instagram.
Ish-mbrojtësi kishte qenë në Berlin dhe kishte takuar ish-shokë të kombëtares me të cilët fitoi Botërorin, por dukshëm për zotin Veskovi, suksesi i Interit ka qenë vetëm çështje fati.
Materaci nuk ia ka vonuar replikën duke e quajtur “palaço”. Më pas kishte bërë edhe një përshkrim të detajuar të debatit në rrjete sociale, pasi kishte zbuluar nga profili i kryebashkiakut se ishte tifoz juventin.
PANORAMASPORT.AL