Kur bëhet fjalë për debate televizive për futbollin, italianët ndoshta mbajnë vendin e parë, duke qenë se tonet janë aq të larta, sa mund të ndodhin edhe debate që çojnë në deklarata shumë të ashpra.
Një e tillë ndodhi në emisionin “Presing”, ku Ivan Zazaroni, kryeredaktori i “Corriere dello Sport”, pas gabimit të radhës arbitrat në dëm të Juves shfryu ndaj kolegut që shkruan për “Repubblica”, Gabricio Biazin. Ky i fundit nënvizoi se Juvja ka nisur të qahet nga arbitrat pasi për vite është favorizuar, por Zazaroni ka dalë në kundërsulm:
“Juventusi historikisht është skuadra që ka pasur ndihma arbitrare në favor sepse e kanë menduar njerëzit. Në mënyrë të çuditshme, që kur është futur VAR-i… Madje e them me bindje se VAR-i është futur edhe për të ndaluar Juventusin. Ndryshe, pse ia lanë Italisë ta eksperimentonte e para?!”, tha Zazaroni.
PANORAMASPORT.AL