Kryetari i tifogrupit të “Dardanëve”, Lulzim Berisha ka reaguar ashpër pas ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.
Kosova triumfoi 1:0 kundër Izraelit, të dielën mbrëma, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Berisha me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kritikoi ata që “braktisën” Kosovën në këtë takim, duke cekur figura publike e politikanë.
Reagimi i plotë:
Fitorja ishte e omel edhe per arsye te neglizhences qe iu bo. Kemi besu ne idene qe Kosoves me ia dhane ni ngjyrim sa ma te larmerishem tu afru figura publike prej fushave te ndryshme. Keta dje, njesoj si politikanet, vendosen me u mshefe. Na lane vetem. Askush prej tyre nuk na perkrahi me u mobilizu per kete ndeshje. Pritum edhe me shpernda thirrjen qe ndeshja kunder Izraelit te ishte vetem ni shfaqje sportive e jo me i dhane epitete tjera qe kishin mujte me na demtu si kombetare dhe vend. Metem vetem tu prite. Nuk u paraqiten.
Shume lehte keshtu me iu pergjigje fteses se vendit tond vetem kur ka vemendje, rezultate dhe sukses. Shume lehte ne kurriz te Kosoves si kombetare e posaçerisht tu e shfrytezu bujarine e Dardaneve me fitu poena ne mase qysh i perkrahni djemte. Na krejt bashkerisht metem te vetmum dhe te sulmum nga te gjithe anet. Ata u mshefen dikah tu e rujte shpinen prej kritikave. Kosova pa te gjithe mundet. Sidomos pa ata qe e shohin si karrem per PR te tynin. Gabimet e te kalumes nuk kena me i perserite ne vitin e ardhshem. Dhurata mo nuk ka per ta. Ato kane mbaru.
Lulzim Berisha fteses se shtetit te tij gjithmone iu ka pergjigje. Iu jam pergjigje pozitivisht kur vendi ka qene tu djege shkrum e hi dhe kam luftu per to. Iu jam pergjigje fteses ne cilendo rrethane kur shteti me ka kerku pavaresisht çdo rrethane pozitive apo negative per mu vete.
Keto dite publikisht kam pranu qindra kritika vetem pse e kam mbrojte interesin e shtetit tem. Interesin e sigurise te vendit tem nuk kam hezitu me mbeshtete tu dale ne televizione dhe tu ballafaqu me te gjithe. Ata qe jane te thirrun me bo kete pune u mshefen si ne kohe bunkeresh komuniste. Kollaj ashtu. Disa kane qejf vetem ne te terun me u duke e me reklamu veten si patriote te medhenj. Kungulli mbi uje nuk ka me shku gjithe.
Dardanet e vertete nuk harrojne e une edhe ma hiç si lider i ketij tifogrupi. Gjithashtu nuk i harrojme edhe ata pak miq te jashtem qe na qendrun besnike e po vazhdojne me na ndihmu per hir te atdhedashunise.
Shihemi ne ndeshjet tjera, por pa tinezaret qe bojne kalkulime me fatin dhe interesin e shtetit te tyne./Lajmi.net/