Wednesday, 4. March 2026
Sport

Kryetari i Ferizajt e konfirmon për lajmi.net: Kemi arritur marrëveshje me Ismet Munishin

GS 13/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ismet Munishi ka arritur marrëveshje me Ferizajn për drejtimin e skuadrës në edicionin e ardhshëm.

  

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net presidenti i klubit të Ferizajt, Lulzim Abazi.

“Po, kemi arritur marrëveshje me trajnerin Ismet Munishi. Zyrtarizimi do të ndodh në ora 15:00” – ka thënë Abazi për lajmi.net.

Ismet Munishi ishte i papunë pas largimit nga Prishtina disa kohë më parë.

Ferizaj edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë të Kosovës dhe synon rikthimin e menjëhershëm në elitën e futbollit kosovar.

Munishi ka bërë karrierë në shumë skuadra të futbollit kosovar./Lajmi.net/

  


Teilen: