• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kryetari i Komunës së Prishtinës viziton kampin e Kombëtares dhe premton realizimin e projektit të stadiumit të ri 

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi dje pasdite Kombëtaren e Kosovës në hotel ‘Emerald’.

Ai i falënderoi futbollistët për emocionet që po ia japin popullatës së Kosovës dhe shqiptarëve kudo që jetojnë, derisa i uroi fat dhe sukses në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2024.

  

Presidenti Agim Ademi e falënderoi Ramën për vizitën dhe i njoftoi futbollistët se kryetari i Komunës së Prishtinës ka vendosur të ndërtojë një stadium modern në Bernicë. Rama shprehu angazhimin e tij të plotë për ta realizuar këtë projekt në bashkëpunim me presidentin Ademi.

Në fjalën e tij, Rama vuri në pah bashkëpunimin fantastik me presidentin Ademi. “E kemi një bashkëpunim fantastik me presidentin Ademi, i cili është duke bërë një punë fenomenale për të ardhmen e vendit tonë. Ju falënderoj juve secilit invididualisht që po e bëni të pamundurën për të çuar Kosovën në majat e botës. E di se keni lënë shumë prej jush mundësi shumë më të mëdha, por mundësi dhe nder më të madh shpirtëror dhe dashuri më të madhe që ndjen moralisht se sa luash për vendin tënd nuk ka. Kështu që ju keni bërë zgjedhjen e duhur dhe ju lumtë të gjithëve”, ka theksuar Rama.

Kryetari i Komunës së Prishtinës e siguroi kombëtaren për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme, duke shprehur besimin e tij në suksesin e tyre në ndeshjet e ardhshme./Lajmi.net/

  


Next Post

Ky ishte lojtari që Berlusconi e kishte zgjedhur si “më të dashurin”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.