Tuesday, 24. November 2026
Sport

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pret ambasadorin italian, vlerësohet mbështetja për forcimin e shtetit të së drejtës

GS 24/11/2026 2 Min. Lesezeit

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.

Gjatë takimit, Papajorgji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane dhe të Ambasadës së Italisë për Gjykatën Kushtetuese, duke vlerësuar marrëdhëniet e konsoliduara të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Në veçanti, Papajorgji vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjykatën Kushtetuese të Italisë, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, ekspertizës juridike dhe zhvillimit të nismave të përbashkëta.

Nga ana e tij, ambasadori Alberti vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e shtetit të së drejtës dhe në respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e palës italiane për të vijuar mbështetjen ndaj Gjykatës përmes projekteve konkrete, me fokus forcimin e kulturës kushtetuese.

Në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian u nënvizua rëndësia e e bashkëpunimit me institucionet homologe të vendeve anëtare të BE-së, në funksion të konsolidimit të drejtësisë kushtetuese.

/rtsh.al/

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: