Monday, 30. March 2026
Sport

Kryevepër nga Tare, Milan transferon yllin 90 milionësh me kosto zero

GS 18/01/2026 1 Min. Lesezeit

Tare ka gati super goditjen për merkaton e verës.

Pavarësisht se është në garë të fortë për titullin kampion në Serie A, te Milan janë të vetëdijshëm se kanë nevojë për disa përforcime, për të qenë kompetitiv në të gjitha garat në sezonin e ri.

Mediat italiane zbulojnë se drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, po planifikon një goditje të bujshme nga Manchester United.

Bëhet fjalë për Harry Maguire, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mund të mbërrijë në Milano si lojtar i lirë.

Maguire shihet si profili i duhur me përvojën që ka për të forcuar mbrojtjen e kuqezinjëve.

Teilen: