Kryeper nga Igli Tare, Milan siguron goditjen e madhe për verën e ardhshme.
Igli Tare ishte kryefjala e Milanit në këtë merkato duke bërë plot 17 lëvizje, 10 afrime dhe 7 largime.
Tare transferoi te Milani: Terracciano, Athekame, De Winter, Estupiñán, Odogu, Jashari, Modrić, Rabiot, Ricci, Nkunku.
Sa i përket largimeve Tare arriti të lirojë klubin nga: Okafor (Leeds), Pellegrino (Boca), Theo Hernández (Al-Hilal), Emerson Royal (Flamengo), Pobega (Bologna), Thiaw (Newcastle), Reijnders (Man City).
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Tare vazhdon të jetë aktiv edhe pse merkato aktuale ka përfunduar.
Sipas Calciomercato, Milan thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me mesfushorin e Al Hilal, Milinkovic-Savic.
30-vjeçarit i skadon kontrata me Al Hilal verën e ardhshme dhe Tare synon ta rikthejë atë në Serie A.