Një super përforcim nga Igli Tare.
Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë në merkaton e verës.
Sipas La Reppubblica, Tare synon transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City me parametra zero.
Portugezit i skadon kontrata me Qytetarët në verë dhe Rosonerët kanë kontaktuar tashmë agjentin e Silvas, Jorge Mendes.
Silva ka vendosur të largohet nga Manchester City pas 9-të sezoneve në Etihad, ndërsa me fanellën e Qytetarëve ka fituar 15 trofe.
Përveç Milanit, interessim për transferimin e Silvas kanë shfaqur Juventus dhe Barcelona.
Teilen: