• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Kryeziu shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

20/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për javën e nëntë të edicionit aktual. Këtë herë, vlerësimi i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili me dy golat e tij ishte vendimtar në fitoren 2:0 ndaj KF Dukagjinit.

Pas marrjes së çmimit, Kryeziu u shpreh i lumtur për këtë vlerësim dhe theksoi rëndësinë e fitores për ekipin nga Suhareka:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar të përgatitemi dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur që kam shënuar dy gola dhe që po e ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin,” tha Kryeziu për faqen zyrtare të FFK-së.

Sulmuesi shtoi se synimi i Ballkanit mbetet kreu i tabelës, duke theksuar se me punë dhe përkushtim, ekipi beson se do ta arrijë objektivin përfundimtar – titullin kampion.

Next Post

Jupiler Pro League/ Tifozët e goditën me filxhan, arbitri ndërpret ndeshjen 2’ nga fundi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.