Liverpooli e ka transferuar portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvilli.
Gjeorgjiani ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, teksa Lakuriqët kanë pranuar një shumë prej 30 milionë eurosh, plus shtesat.
Ai do t’i bashkohet klubit anglez në korrik të vitit të ardhshëm, teksa Valencia ka futur në kontratë një klauzolë rishitjeje prej 10 për qind.