• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ksavi çmend Bajernin: Kimish është fansi im

10/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Joshua Kimish vazhdon të diskutohet në Mynih si “pikë e nxehtë” rreth largimit nga kampionët e Bundesligës. “Maratonomaku” i Bajernit në bazë kilometrash të përshkuara në kampionatin gjerman ka dalë herë pas here kundër personazheve me influencë brenda bordit.gbv zxcv

Krisja e parë përkoi më “dëbimin” e Julian Nagelsmanit nga pankina e klubit. Më pas çështja e shiritit mbeti enigmë më vete. Në takimin e fazës së dytë karshi Lajpcigut, si pasojë e mungesës së Nojerit, Joshuas iu besua roli i kapitenit, ndonëse zgjati vetëm një duel.

Tomas Myler prej përballjes më Këlnin nuk e ka hequr më nga krahu shiritin. Pakënaqësitë e 28-vjeçarit nuk u bllokuan as në festën e titullit: “Besoj se drejtuesit duhej të tregoheshin më të matur më shkarkimin e Salihamixhiçit dhe Kahnit, jo menjëherë pas triumfit. Sjellje jo “e denjë”, pohonte Kimish. Kaq ka mjaftuar që trajneri i Barcelonës Ksavi “të merrte zemër” mbi nënshkrimin me “regjisorin” e gjigantëve nga Mynihu. Së fundmi, ish-mesfushori i Barçës, tashmë në rolin e teknikut, ka pohuar se futbollisti me numër 6 në “Allianz Arena” është fansi i tij.

DEKLARATA E KSAVI HERNANDEZIT- “Kam folur me Kimishin në Katar. Në koinciduam në një event dhe ai më pohoi se është fansi im. Kjo ndjesi më jep bindje se ai djalosh do ta kishte kënaqësi të punonim së bashku në të ardhmen, pse jo duke nisur prej sezonit të ardhshëm”, tha 43-vjeçari spanjoll për gazetarin Gerard Romero. Vetë protagonisti i kësaj “skene” nuk ka dhënë asnjë replikë se çfarë fanelle dëshiron të djersijë në të ardhmen. Kontrata me rekordmenët gjermanë i përfundon në verën e vitit 2025, ndërsa bordi e ka bërë të qartë qasjen mbi çështjen, refuzimin kategorik të çdo lloj oferte.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Parashikimi i Shnajderit: Fiton Interi me penallti, edhe pse “qytetarët”…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.