• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ksavi: Girona si finale, edhe po ika nga Barça do të jem si tifoz në stadium

01/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, e ka vlerësuar pozitivisht fitoren me përmbysje kundër Valencias në “Montjuïc 4-2”. Suksesi i arritur falë tregolëshit të Levandovskit në pjesën e dytë i dha mundësinë Barçës të kthehet e dyta në renditje para sfidës direkte për këtë vend kundër Gironës të shtunën në “Montilivi”.

cavi

Në fjalët e Ksavit ka pasur vend dhe për kritika, pas dy gabimeve amatoreske të Ter Shtegen dhe Arauhos që i dhanë mundësi Valencias të shënonte 1-2, para se të shfaqej Leva në horizont për të përmbysur gjithçka.

ANALIZA – “Në tërësi do të thoja se ishte ndeshje pozitive. E kemi kontrolluar ndeshjen, por me dy gabime tonat ndërlikuam gjithçka vetë. Na mungonte qetësia dhe kjo ishte ajo çfarë i kërkova ekipit në pushimin mes dy pjesëve. Në fund jam i lumtur dhe i kënaqur sepse fituam dhe u kthyem të dytët”.

GIRONA, NË TRANSFERTË – “Mendoj se do të jetë spektakël. Por mua më shumë më intereson rezultati. Për ne kjo është finalja e sezonit”.

VAZHDIMËSIA – “Ndihem sikur duhet të vazhdoj. Nëse ata (klubi) mendojnë se jo, unë jam gati të largohem, por duke mbetur një tifoz i thekur i Barcelonës. Prandaj do të më shihni shpesh, sepse do të vij me djalin tim në stadium. Por tani i gëzohem që po vazhdoj me klubin”.

E ARDHMJA E LEVANDOVSKIT – “Unë dua të flas për Levandovskin që kam në ekip, jo për të ardhmen e tij. Jam i kënaqur me të, është një golashënues i shkëlqyer, një shembull se si punon. Ka kurajë, ka uri për sukses, kjo është arsyeja për se shënon gjithnjë”.

HABI ME PUBLIKUN – “Nuk i kisha parë ndonjëherë tifozët e Barcelonës të festonin me ‘ole’ kur rezultati ishte 2-2! Megjithatë, jam i kënaqur që po na mbështesin, kanë krijuar një atmosferë pozitive për ekipin që vlen të theksohet”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Marrëveshja mund të zyrtarizohet nga ora në orë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.