Saturday, 14. February 2026
Sport

Ksavi Hernandez i del kundër vendimit për Viniciusin: Duhet të skualifikohej, nuk ka të bëjë me racizmin

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Vinisius Zhunior u fal nga Komiteti i Garës (Komisioni i Disiplinës dhe Etikës) i Federatës Spanjole të Futbollit (RFEF), teksa i hoqën dhe kartonin e kuq që mori në minutat e fundit të ndeshjes Valencia-Real Madrid, të luajtur të dielën në Mestalla.Collage Maker-24-May-2023-12-52-PM-8753

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez. 

“Aktet e racizmit dhe ofendimeve duhet të censurohen, por le të flasim për diçka tjetër, veprimet në fushë. Jam i befasuar që ia hoqën kartonin e kuq Vinit. Duhet t’i ndajmë dy gjërat, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: