• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ksavi, terapi grupi me lojtarët për të harruar Shahtjorin. Bisedë me ekipin për të analizuar momentin kritik

09/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stafi teknik i Barçës, i drejtuar nga trajneri Ksavi Hernandez dhe skuadra kanë zhvilluar të mërkurën një takim për rreth 40 minuta para fillimit të seancës stërvitore pas disfatës ndaj Shahtjorit në Champions. Trajneri ka vendosur të ndryshojë rutinën e zakonshme.

ksavi

Trazirat dhe shqetësimet e krijuara nga një humbje e papritur në një ndeshje në të cilën Barça aspironte të kualifikohej për në fazën tjetër në Champions e kanë motivuar Ksavin që të vendosë të flasë drejtpërdrejt me lojtarët e tij.

PA PRESION – Trajneri ka folur me grupin duke analizuar gjërat që dështuan ndaj Shahtjirit, që nga presingu i avancuar kaotik deri te mangësitë për të gjetur shtigje në mbrojtje, por dhe gabimet që sollën golin e ukrainasve. Në këtë takim kanë folur edhe disa futbollistë. Siç saktësohet nga “AS”, kanë folur dy nga kapitenët, Ter Shtegen dhe Arauho, si dhe “peshat e rënda” si Gyndoan dhe Levandovski.

GABIMET DHE OPTIMIZMI – Sipas burimeve në dhomat e zhveshjes së Barçës, konkluzioni është se asgjë që ishte planifikuar para ndeshjes nuk u realizua dhe u bënë gabime të shumta, prandaj është e nevojshme vetëkritika. Në ekip ka shqetësim për paraqitjet e fundit të skuadrës, por është gjithashtu e qartë se asgjë nuk ka humbur. Dhe autokritika e ekipit pritet që në takimin e fundjavës kundër Alaveshit në La Liga.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Biseda Messi - Zidane: Të admiroj, pata fatin të luaja me ty!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.