• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kthehet Serie A, top-katërshja do ta thotë fjalën kryesore në këtë edicion

23/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një pauze prej tre muajsh, Serie A rikthehet këtë fundjavë dhe sezonit i ri i ka dhënë një tjetër frymë garash. Situata në krye të tabelës është më e hapur se kurrë. Katër skuadra kryesore duket se do të luftojnë deri në fund për titullin, ndërsa vendet e mbetura për kupat europiane do të jenë objekt i një gare të ashpër.

Katër ekipe kryesore janë të vendosura për të siguruar vendin e parë. Napoli, Inter, Juventus dhe Milan premtojnë një sezon emocionues. Inter ka mbetur me shumë nga baza e sezonit të kaluar, por ka ndryshuar trajnerin. Simone Inzaghi, pas katër vitesh, është zëvendësuar nga Christian Chivu. Ky ndryshim mund të sjellë sfida të reja për zikaltërit, por drejtuesit kanë besim se skuadra do të reagojë mirë. Napoli ka bërë përforcime të rëndësishme me lojtarë si De Bruyne, Lang dhe Gutierrez. Shtimi i një sulmuesi të ri për të zëvendësuar pjesërisht Romelu Lukaku, i cili mund të mos jetë i gatshëm për pjesën më të madhe të sezonit, është prioritet.

Ekipi i Antonio Conte duket i përgatitur për të përballuar dy garat kryesore, Serie A dhe Champions League. Të mbrosh titullin kampion është një detyrë edhe më e vështirë se suksesi i një sezoni më pare dhe këtë gjë e di fare mire vetë tekniku Conte.

Milan, që nuk do të luajë në Europë këtë vit, synon rikthimin në nivelet e larta. Me Massimiliano Allegri  në pankinë dhe lojtarë të njohur si Luka Modriç, kuqezinjtë shpresojnë të jenë konkurrues deri në fund. Juventus ka pasur një merkato të ngadaltë, por rikthimi i Bremer dhe afrimi i Jonathan David dhe Joao Mario mund të ndryshojnë balancën e skuadrës dhe ta bëjnë atë më konkurruese.

Next Post

Kategoria e Parë në RTSH/ Rivalitet dhe garë për ëndrrën…Superiore!  

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.