• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kthehet “zonja” e Serie A/ Juventus likuidon 3-0 Como në premierën e sezonit të ri

20/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është vetëm fillimi, por duket i mbarë.

Juventusi bindi në ndeshjen e parë të Serisë A, dhe kjo më shumë për paraqitjen dhe lojtarët në fushë, sesa për rezultatin.

Shifrat 3-0 ndaj Komos së rikthyer në elitë duken normale, veçse trajneri Tiago Mota beson se ky është vetëm nisja e projektit të tij.

Tekniku portugez hodhi në fushë aq shumë të rinj, sa habiti jo pak.

Që nga Di Gregorio në portë, Kambiazo, Gati e Kabal në mbrojtje, deri tek Ueah, Jildiz e Mbangula pas sulmit.

Përballja e kampionatit italian u zgjidh shpejt.

Debutuesi Mbangula shënoi që në minutën e 23-të, dhe pastaj Timoti Ueah dyfishoi në minutën e parë shtesë para pushimit.

Në fund fare erdhi goli I Kambiazos.

“Zebrat” dominuan lojën me 13 gjuajtje gjithsej, e 3 në kuadrat, ndërsa Komo nuk e gjeti kurrë portën e vendasve.

“Goditje e Motës”, titullon “La Gazeta delo Sport”, bind Juvja e re e të rinjve! Mbangula debuton titullar dhe menjëherë shkon te goli”!

“Il Korriere delo Sport” e ka titullin për gjeneratën e Tiagos, pra të trajnerit Mota: Është Juvja e Mbangulës!

Nuk dihet sesa larg mund të shkojë kjo skuadër duke u bazuar tek të rinjtë.

Natyrisht, Seria A është një kampionat I vështirë, e ndoshta “Zonjës së Vjetër” do t’i duhet kohë.

Sidoqoftë, trajneri Tiago Mota mund të garantojë të ardhmen me një brez të talentuar dhe të bashkuar.

Ndoshta, Juventusi do të arrijë të ketë spektaklin dhe rezultatet, diçka që e ka kërkuar gjatë, por nuk e ka arritur kurrë.

/abcnews.al

Next Post

Tenis/ Sinner ‘pushton’ Amerikën, italiani fiton titullin Masters në Cincinati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.