Angel Di Maria nis zyrtarisht aventurën e tij të re. Futbollisti argjentinas, ka vendosur që kjo etape në fakt të jetë një kthim mbrapa në kohë, teksa është zyrtarizuar sot si lojtari më i ri i klubit të Benfikës.
Futbollisti u bë një emër i njohur pikërisht te rekordmenët e futbollit portugez, para se të niste më pas rrugëtimin në klubet e Real Madrid, Mançester Junajtid, PSG e së fundmi Juventus. Sot, pasi ka bërë prapakthehu pas 13 vitesh, duke iu bashkuar përsëri kampionëve në fuqi të Portugalisë.
Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen me një postim në rrjete sociale, por pa zbuluar detajet e tjera të kontratës së lojtarit, as kohëzgjatjen e saj apo parametrat financiarë.
Bem-vindo de volta, Di María! 🫶🇦🇷 pic.twitter.com/rgGoWsAYZ8
— SL Benfica (@SLBenfica) July 5, 2023
PANORAMASPORT.AL