• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kthimi i heshtur i Messit në ‘shtëpinë’ e tij: një natë emocionale në ‘Camp Nou’

10/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona u zgjua të dielën me një lajm që ndezi gjithë qytetin: Lionel Messi ishte rikthyer në ‘Camp Nou’ për herë të parë pas katër vitesh. Pa paralajmërim, pa zhurmë, vetëm me mall dhe kujtime.

‘Ylli’ argjentinas, që tani luan me Inter Miamin, ndau disa foto nga stadiumi legjendar, duke shkruar:

“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë zemër… Shpresoj që një ditë të rikthehem dhe jo vetëm për t’u përshëndetur si lojtar.”

Postimi shkaktoi valë emocionesh në rrjetet sociale. Sipas raportimeve, klubi nuk ishte në dijeni të vizitës. Messi kishte udhëtuar privatisht nga Miami të shtunën pasdite, bashkë me mikun e tij të ngushtë Rodrigo De Paul, duke përdorur grumbullimin e Argjentinës në Alicante si mbulesë për këtë devijim sentimental.

Ai qëndroi në Hotel Princesa Sofía, në një suitë me pamje nga ‘Camp Nou’, darkoi në heshtje në qytet dhe më vonë u drejtua drejt Les Corts, ku vëzhgoi punimet e rinovimit të stadiumit që dikur ishte tempulli i tij.

Një tifoz me fat e njohu, bëri një foto dhe pa me sytë e tij momentin kur Messi hyri në stadium për të shkelur sërish barin e fushës, një takim i qetë, por i mbushur me ndjenja.

Të nesërmen në mëngjes, Messi u nis sërish për në Alicante. Por për tifozët e Barcelonës, ajo vizitë e shkurtër ringjalli kujtime, mall dhe shpresën se një ditë numri 10 do të rikthehet atje ku përjetësisht i përket, në ‘Camp Nou’, tashmë nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Next Post

Liverpool në krizë rezultatesh – më shumë humbje se në gjithë sezonin e kaluar!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.