• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kthimi i Laura Fazliut në momentin e duhur

20/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lëndimi erdhi në moment të  papërshtatshëm, ndërsa kthimi po bëhet në moment të rëndësishëm – pak javë para Lojërave Olimpike.

Laura Fazliu, që është shpresë e madhe e Kosovës për medalje olimpike në “Parisi 2024”, kthehet në tatami të martën. Ajo do të garojë në Kampionatin Botëror të xhudos që  po mbahet në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Laura garon në kategorinë deri 63 kilogramë. Si njëra prej bartëseve, në xhiron e parë është e lirë. Në të dytën e pret fituesen e luftës mes kroates Katarina Kristo dhe izraelites Inbal Shemesh.

Në bazë të potencialit 23-vjeçarja duhet të përfshihet në garë për medalje botërore. Por suksesi varet nga shumë faktorë, e ndër të tjera edhe nga reagimi pas lëndimit. Laura nuk ka garuar që nga 22 marsi. Në luftë për medalje të bronztë në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë kishte pësuar lëndim muskulor. Në fakt ishte shumë pranë fitores, por lëndimi ia humbi forcën në momentet e fundit dhe kështu humbja ishte e pashmangshme. U rendit e pesta. Në Grand Slamin në Baku, më 16 shkurt, ishte e shtata. Pas Tbilisit nuk ka garuar më. Lëndimi bëri që të lëshoi shumë gara.

Faza  e rikuperimit ishte e suksesshme, ndërsa test i rëndësishëm do të jetë gara në Botëror.
Laura është e treta në ranglistën botërore në kategorinë deri 63 kilogramë. Rrjedhimisht është edhe bartësja e tretë në botëror, pasi marrin pjesë edhe xhudistet të ranguara në pozitat një e dy. Bartëse e parë dhe favorite kryesore është kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard. Katharina Haecker e Australisë është bartësja e dytë. Gili Sharir e Izraelit, Joane Van Lieshout e Holandës, Andreja Leshki e Sllovenisë janë në mesin e pretendenteve. Shumë pritet edhe nga ikona franceze, Clarisse Agbegnenou.

Gjithsej në kategorinë deri 63 kilogramë janë 49 xhudiste, më së shumti prej të gjitha kategorive. Gjithsej në Botëror po paraqiten 658 xhudistë nga 107 shtete.

Laura Fazliu shumë herë ka dëshmuar se është prej më të mirave në botë në kategorinë deri 63 kilogramë. Është nënkampione evropiane nga viti 2022, ndërsa e ka fituar Mastersin vitin e kaluar. E dyta në Masters, ku të drejtë paraqitjeje kanë vetëm më të mirat, ishte në vitin 2022. I ka tri medalje në garat e nivelit Grand Slam, një në Grand Prix.

Por nuk ka ende medalje në Botërorin për të rritur. Dhe ky Botëror mund të jetë rasti i saj, ndonëse vjen pas një lëndimi.  Fokusi i Laurës dhe trajnerit Driton Kuka megjithatë është diku tjetër – në Paris.

Medalja olimpike është synimi i madh i saj. Gjasat vlerësohen të mëdha që ajo të fitohet pas pak javësh në kryeqendrën franceze.

Next Post

“Super Arsenal, por pa mentalitet”, Rodri: Titullin e humbën duke u mbrojtur!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.