Thursday, 16. July 2026
Sport

Ku do ta shohë Trumpi finalen Spanjë-Argjentinë? – E zbulon Shtëpia e Bardhë

GS 16/07/2026 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës në futboll mes Argjentinës dhe Spanjës të dielën në stadiumin “New York-New Jersey”, tha të enjten sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.“Ne mezi e presim lojën finale të dielën dhe e di se presidenti mezi pret që të marrë pjesë”

 – tha Leavitt para gazetarëve në një konferencë për shtyp, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Pjesëmarrja e tij do ta përmbyllë atë që ka qenë Kupa e Botës më e shikuar, më e sigurt dhe më e suksesshme në historinë amerikane” – shtoi ajo.

Leavitt shtoi se nuk e di nëse Trumpi ka skuadër favorite në finale, por i inkurajoi gazetarët që ta pyesin.

“Jam e sigurt se ai do të ketë një përgjigje zbavitëse për ju” – tha ajo.

Presidenti amerikan do të marrë pjesë edhe në një organizim të FIFA-s në “Trump Tower” të premten në New York, bëri të ditur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë.

Teilen: