Tuesday, 17. March 2026
Sport

Kuadrado drejt Interit, tifozët zikaltër nuk e duan: Ke bërë gjithçka për tët urryer…

GS 19/07/2023 1 Min. Lesezeit

Huan Kuadrado së shpejti do të jetë futbollist i Interit.Collage Maker-19-Jul-2023-12-55-PM-7972

Pas kryerjes së të gjitha testeve të zakonshme mjekësorë, mesfushori do të nënshkruajë një kontratë deri më 30 qershor 2024, me pagën që do të jetë 2.5 milionë euro.

Por ata që sjanë aspak të lumtur për këtë transferim, janë tifozët zikaltër. “Curva Nord” i ka dërguar një mesazh të qartë kolumbianit, i cili muajt e fundit është bërë edhe protagonist i një sherri në fushë në ndeshjen Juventus-Inter në Kupën e Italisë.

“Deri tani keni bërë gjithçka për t’ju urryer. Nëse dëshironi diçka tjetër, ju duhet ta tregoni”, shkruhej në banderolën e tifozëve.

TMW - Cuadrado për Interin, flamuri verior: "Bëre gjithçka për ta bërë veten të urryer, tani duhet të demonstrosh"

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: