Saturday, 20. June 2026
Sport

Kualifikim i artë për SHBA-të, pas fitores ndaj Australisë, siguron fazën eliminatore

GS 19/06/2026 1 Min. Lesezeit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë kombëtarja e dytë e cila ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës, pas Meksikës.

Të udhëhequr nga Mauricio Pochettino, ShBA regjistroi fitoren e dytë, pasi sonte e mposhti kombëtaren e Australisë, me rezultat 2-0.

Një autogol nga Cameron Burgess në minutën e 11-të, i dha epërsinë kombëtares nikoqire të Kupës së Botës.

Fitoren e Amerikës e siguroi, Alex Freeman, me golin e shënuar në minutën e 43-të.

Me dy fitore dhe gjashtë pikë të grumbulluara, SHBA siguron kualifikimin, duke u renditur aktualisht e para në Grupin D, Australia ka tre pikë, ndërsa Turqia dhe Paraguai kanë nga 0 pikë, por do të luajnë mes vete, mengjesin e së shtunes.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Amerika do të luaj me Turqinë, ndërsa Australia me Paraguain.

Teilen: