Sunday, 3. May 2026
Sport

Kualifikim mes drithërimash i Turqisë

GS 26/06/2024 1 Min. Lesezeit

Kualifikim mes drithërimash i Turqisë, skuadra e Montelës dërgon Çekinë në shtëpi!

Turqia mposhti Çekinë mbrëmjen e sotme me rezulatin 2-1, në një përballje emocionuese, që i siguroi kualifikimin skuadrës së Montelës dhe dërgoi në shtëpi çekët, në duelin ku nuk mungoi tensioni.  

Barak la çekët me 10 lojtarë në minutën e 20-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 51-të, ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën, ndërkohë që çekët nuk u dorëzuan, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Suçen. Për të “vulosur” kualifikimin e turqve mendoi Tosun në minutën e 90+4’.

Në përfundim të duelin pati edhe përplasje mes lojtarëve, të cilët u tradhtuan nga nervat.

Teilen: