• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kualifikimi edhe si e tretë, ja shanset e Francës

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është vetëm çështje kohe dhe, në varësi të rezultateve të ndeshjeve të luajtura deri më tani, skuadra e Francës mund të kualifikohet në fazën e 1/8- ave edhe para ndeshjes së saj kundër Polonisë sot (18:00) si, në rastin më të keq, një nga katër të tretat më të mira (nga gjashtë grupe).FRSHGMegjithatë, interesi mbetet që “Gjelat” të përfundojnë në vendin e parë në grup pasi do të fitonin një ditë pushimi shtesë (me një tur 1/8- ash më 2 korrik në Lajpzig kundër të dytit në grupin Portugali – Turqi – Gjeorgji – Republika Çeke më 2 korrik ) krahasuar me një vend të dytë (që do t’i detyronte të luanin më 1 korrik në Dyseldorf kundër të 2-tës në grupin Belgjikë – Rumani – Sllovaki – Ukrainë) dhe dy ditë krahasuar me një vend të tretë (në Gelsenkirhen më 30 qershor kundër të parës në grupin e Belgjikës).

Franca do të jetë e para nëse:

– fiton dhe Holanda nuk fiton.

– fiton me diferencë më të madhe sesa Holanda kundër Austrisë ose duke shënuar dy gola më tepër.

Franca do të jetë e dyta nëse:

– fiton kundër Polonisë, por Holanda fiton kundër Austrisë me një diferencë më të madhe ose të njëjtë, duke shënuar minimalisht një gol më pak.

– barazon, ndërkohë që Austria dhe Holanda barazojnë ndërsa f rancezët nuk shënojnë dy gola më shumë sesa Holanda.

– humbet, teksa Holanda dhe Austria barazojnë.

Franca do të jetë e treta nëse:

– humbet me një diferencë të barabartë ose më të madhe sesa Holanda kundër Austrisë.

PANORAMASPORT.L

Next Post

Anglezët i druhen Gjermanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.