Pas Kampionatit Evropian 2024 të fituar nga Spanja, kompeticioni i radhës ndërkombëtar do të jetë Kupa e Botës 2026. Në pjesën tjetër të botës tashmë kanë filluar ndeshjet kualifikuese, por jo edhe për kombëtaret evropiane.
Si funksionojnë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026?
Formati i ri i kualifikueseve të Botërorit 2026 u zbulua nga UEFA më 25 janar. 55 kombëtare do të ndahen në 12 grupe. Fazat paraprake në fakt do të reduktohet në grupe të përbëra nga katër ose pesë ekipe (dhe jo më pesë ose gjashtë).
Fituesit e çdo grupi kualifikues do të kalojnë në fazën finale, ndërsa nënkampionët dhe katër skuadrat me renditjen më të mirë në Ligën e Kombeve do të marrin pjesë në play-off.
Më 13 dhjetor do të hidhet shorti për 12 grupet me tetë më të mirët e Ligës së Kombeve që do të jenë kokë serie (katër fituesit dhe katër vendet e dyta që kanë shkuar në play off). Katër të tjerët do të jenë ata që kanë renditjen më të mirë në FIFA, por qënuk janë kualifikuar.
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Më poshtë janë grupet e përkohshme:
Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.
Vazo e dytë: Ukraina, Turqia, Suedia, Uellsi, Polonia, Hungaria, Serbia, Greqia, Rumania, Norvegjia, Sllovakia, Republika Çeke.
Vazo e tretë: Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi.
Vazo e katërt: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Armenia, Kosova, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Letonia, Far Oer, Lituani.
Vazo e pestë: Moldavia, Andorra, Malta, San Marino, Gjibraltar, Lihtenshtajni.