Monday, 2. March 2026
Sport

Kualifikueset e Botërorit 2027 për vajza / Rusta, Salla dhe Tafili arbitrojnë sfidën Spanjë-Islandë

GS 02/03/2026 1 Min. Lesezeit

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur të drejtojë ndeshjen ndërkombëtare mes Spanjës dhe Islandës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për vajza të vitit 2027.

Ndeshja do të zhvillohet ditën e martë në stadiumin “Estadio Municipal Castalia”, në orën 19:00.

Në këtë përballje, Rusta do të ketë në krah si asistente Mirjeta Sallën dhe Nicoleta Bria-n, ndërsa arbitre e katërt do të jetë Kejsi Tafili.

Përzgjedhja e saj për një sfidë të këtij niveli konfirmon besimin që instancat ndërkombëtare të futbollit vijojnë t’i japin arbitrimit shqiptar.

Teilen: