Tuesday, 19. May 2026
Sport

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ Mali i Zi debuton me përmbysje, Haland & Co. nuk falin me goleadë

GS 22/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mali i Zi e ka nisur me një fitore rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026, teksa ka mundur në shtëpi Gjibraltarin me shifrat 3-1.

sdffdsfsdfdsfsd

Miqtë shënuan të parët por më pas Mali i Zi gjeti tre herë rrjetën falë golave të Jovetiç, Tucit dhe Marushiç për të siguruar tre pikët.

Ndërkohë, Norvegjia triumfoi në transfertë me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Moldavisë, me Haland dhe shokët e tij që nuk e vendosën asnjëherë në diskutim kualifikimin. Sulmuesi i Mançester Sitit shënoi golin e dytë të ndeshjes, ndërsa Rajerson, Asgard, Sorloth dhe Donum ishin lojtarët e tjerë që tundën rrjetën në këtë sfidë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: