• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kualifikueset e Euro 2024, Asani dhe Asllani në grup, Silvinjo i ka të 26 lojtarët nën urdhra para Moldavisë

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore, teksa skuadra ka hyrë në ditët vendimtare në prag të duelit të parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë.

Jasir Asani dhe Kristjan Asllani janë bashkuar me grupin pasi kanë mbyllur impenjimet me klubet dhe tani janë totalisht të përqendruar te dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë.

  

Teksa Asllani është stërvitur normalisht me grupin, Asani ka bërë stërvitje të diferencuar pas një udhëtimi të gjatë dhe pritet që nesër të jetë i gatshëm për të vijuar përgatitjet me grupin.

Tashmë që ka të gjithë lojtarët në dispozicion trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik ka intensifikuar përgatitjet për duelin e rëndësishëm të fundjavës, duke u fokusuar më shumë te pjesa taktike dhe lojëra me topin.

Të gjitha lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe infermieria për fat të mirë nuk ka probleme fizike. Kombëtarja do të vijojë stërvitjet në Shtëpinë e Futbollit, ndërsa stërvitja zyrtare dhe konferenca tradicionale e trajnerit një ditë para ndeshjes do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe sfida Shqipëri-Moldavi, më 17 qershor./Lajmi.net/

  


Next Post

Klubi i njohur francez dënohet nga Federata

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.