• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kualifikueset e Europianit për U-21 / Bushi zbardh listën për sfidat ndaj Armenisë & Rumanisë

30/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria U-21 nis përgatitjet për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për këtë grup-moshë, teksa trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka zbardhur edhe listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për dy sfidat e para të turneut.

Kombëtarja U-21 luan duelin debutues në transfertë ndaj Armenisë më datë 8 shtator (ora 17:00, City Stadium – Abovyan), ndërsa më 12 shtator do të presë Rumaninë më takimin që luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, duke filluar në ora 18:30.

Shhqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Plot 10 lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa e tjetër aktivizohen jashtë vendit.

Në dispozicion të teknikut do të jenë lojtarë të perspektivës si portieri Simon Simoni, mbrojtësit Agan Mjaki, Adrian Bajrami, Edon Pruti, mesfushorët Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Arda Kurtulan, Leandro Frroku apo edhe Klevi Qefalia si edhe sulmuesit Stiven e Cristian Shpendi dhe Arlind Rexhepi.

Kombëtarja U-21 do të grumbullohet që më datë 2 shtator në Stambolll, ku do të qëndrojë dhe stërvitet për 4 ditë me radhë dhe me datë 6 shtator, do të udhëtojë drejt Armenisë, aty ku më datë 8 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare.

Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 9 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Rumanisë më datë 12 shtator.

Trajneri Bushi ka në dispozicion këtë herë një grup interesat me lojtarë të talentuar dhe në miqësoret e zhvilluar në mars dhe qershor, ka treguar formë të mirë. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë të enjten para gazetarëve në një konferencë për mediat ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe synimet e grupit në këto kualifikuese. /FSHF

Lista e plotë:

Next Post

Barcelona pas Real Madrid, shanset për të fituar Champions League 2023/24

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.