Sunday, 12. April 2026
Sport

Kualifikueset e Shqipëri-Serbi 2027/ Emanuela Rusta kryesore e takimit Spanjë-San Marino

GS 12/11/2025 1 Min. Lesezeit

Ndeshja kualifikuese për Europianin e moshave deri në 21 vjeç mes Spanjës dhe San Marinos, e vlefshme për Grupin A, i është besuar një ekipi shqiptar arbitrash.

Emanuela Rusta do të jetë kryesorja e duelit që do të mbahet më 14 nëntor në “Estadio Anxo Carro” të Spanjës.

Sa i përket asistentëve mësohet se do të jenë Ilir Tartaraj dhe Xhulio Mani. Ndërsa arbitër i katërt do të jetë Andi Koçi.  

Teilen: