Faza kualifikuese e Kampionatit Evropian të futbollit ka hyrë në mbrërmjen e parafundit të saj, me shumë skuadra që kërkojnë të mësojnë fatet e tyre, përkatësisht skuadrat e grupeve, C, E dhe H.
Përveç Shqipërisë, në fushë në Grupin E do të zbresin dhe Republika Çeke me Moldavinë. Çekëve i mjafton vetëm një barazim për të qenë pjesë e Europianit, teksa moldavët kërkojnë të shkruajnë historinë dhe të triumfojnë në “Andruv Stadion”.
Një tjetër duel që pritet me interes është ai i Grupit C mes Ukrainës dhe Italisë, të cilat janë të dyja me pikë të barabarta. “Të kaltërve” do t’i mjaftojë vetëm një barazim, teksa ukrainasit luajnë për të marrë një fitore në Leverkusen.
Kualifikimi luhet edhe në Ljubljana mes Sllovenisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Grupin H, me këtë të fundit që do kërkojë të surprizojë dhe të shkojë për herë të parë në Evropian. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Slloveni – Kazakistan
Ukrainë – Itali
Ukrainë – Itali