Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” vazhdojnë, me shumë ekipe të tjera kombëtare që zbresin në fushën e lojës.
Ajo që spikat është sfida Kosovë-Zvicër, ku shumë shqiptarë do të jenë në fushën e lojës. Edhe pse duket e vështirë, “Dardanët” do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin nga ky takim në mënyrë që të mbeten ende në lojë për një vend në Europian. Po ashtu në Grupin I luhen edhe takimet Andorra-Bjellorusi e Rumani-Izrael.
Në Grupin C spikat Maqedoni e Veriut-Itali. “Axurrët” do të kërkojnë hakmarrjen për eliminimin nga “play off”-i i Botërorit të Katari, teksa ballkanasit duan të përsërisin historinë në Shkup. Po në këtë grup luhet edhe supersfida Ukrainë-Angli, me “tre luanët” që duan të afrohen akoma dhe më shumë me kualifikimin.
Gjithashtu do të luhen edhe dy takime në Grupin F, Azerbajxhan-Belgjikë dhe Estoni-Suedi.
NDESHJET:
GRUPI C
UKRAINË – ANGLI 18:00
MAQEDONI E VERIUT – ITALI 20:45
GRUPI F
AZERBAJXHAN – BELGJIKË 15:00
ESTONI – SUEDI 18:00
GRUPI I
ANDORRA – BJELLORUSI 18:00
KOSOVË – ZVICËR 20:45
RUMANI – IZRAEL 20:45
PANORAMASPORT.AL