Kualifikueset “EURO 2024” vazhdojnë ditën e tyre të dytë, ku përveç Shqipërisë që do të presë Moldavinë, në fushë do të zbresin dhe 20 skuadra të tjera.
Rivalët e tjerë të Kombëtares kuqezi në grupin E, Ishujt Faroe dhe Republika Çeke, do të masin forcat në orën 20:45, në Torshavan, me çekët që janë dukshëm favoritë.
Në Grupin F spikat dueli mes Belgjikës dhe Austrisë, me “Djajtë e Kuq” të Europës që kërkojnë fitoren e dytë në po kaq ndeshje, për të marrë kreun e grupit.
Në Grupin J, Portugalia e Kristiano Ronaldos do të ndeshet me Bosnje & Hercegovinën. Po në këtë grup gjithashtu do të luhen dhe takimet Luksemburg-Lihtenshtein dhe Islandë-Sllovaki.
NDESHJET:
GRUPI A
NORVEGJI – SKOCI 18:00
QIPRO – GJEORGJI 20:45
GRUPI E
SHQIPËRI – MOLDAVI 20:45
ISHUJT FAROE – REPUBLIKA ÇEKE 20:45
GRUPI F
AZERBAJXHAN – ESTONI 18:00
BELGJIKË – AUSTRI 20:45
GRUPI G
LITUANI – BULLGARI 15:00
MALI I ZI – HUNGARI 18:00
GRUPI J
LUKSEMBURG – LIHTENSHTEIN 15:00
ISLANDË – SLLOVAKI 20:45
PORTUGALI – BOSNJE & HERCEGOVINË 20:45
PANORAMASPORT.AL