Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Kubarsi, është larguar nga grumbullimi i kombëtares spanjolle dhe nuk do të jetë në shërbim të trajnerit Luis de La Fuente për ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kombeve kundër Holandës.
Problemi në kyçin e këmbës së djathtë, i cili fillimisht dukej i parëndësishëm, e detyroi lojtarin e Barçës të rikthehej në skuadrën e tij.
Pas analizave të kryera nga shërbimet mjekësore të Federatës Spanjolle të Futbollit, është vendosur që lojtari të kthehet në klubin e tij, Barcelonë, për të filluar rikuperimin e tij nga shqetësimi në kyçin e këmbës së djathtë, që e pengoi të përfundonte ndeshjen kundër Holandës në Roterdam.
PANORAMASPORT.AL