Sunday, 17. May 2026
Sport

Kuç ia bën “sefte” golave për Malin e Zi, realizon vetëm pas tre minutave

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori Edvin Kuç ka realizuar golin e parë në ndeshje zyrtare me Malin e Zi.

Futbollisti i Ballkanit kaloi Malin e Zi në avantazh 1:0 kundër Lituanisë, në takimin e vlefshëm për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, shkruan lajmi.net.

Kuç dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë të përballjes.

Takimi mes Malit të Zi dhe Lituanisë është në kuadër të Grupit G./Lajmi.net/

Teilen: