Ballkani fitoi titullin e dytë rresht në elitën e futbollit kosovar.
Ata mposhtën 2:0 Ferizaj, dhe falë humbjes së Dritës 1:0 nga Malisheva siguruan titullin një javë para fundit të këtij kampionati.
Pas ndeshjes komentoi edhe kapiteni i skuadrës, Edvin Kuc, i cili shënoi golin e parë sot.
“Sigurisht është vit shumë i suksesshëm për ne. Para një viti fituam titullin e parë, luajtëm mirë në Evropë, kemi fituar Superkupën dhe tash mbrojtëm titullin”.
“Është një meritë e krejt klubit, nga presidenti Arsim Kabashi, trajnerët, stafi, komplet lojtarët. Një vit shumë i mundimshëm, vetëm ne e dimë sakrificën që e kemi bërë. Jam krenar me shokët e skuadër sepse kemi treguar karakter përgjatë sezonit”.
“Tash na duhet një pushim shumë i mirë dhe të shkojmë sërish në kualifikime, të provojmë të bëjmë tjera suksese”, ka deklaruar Edvin Kuc./Lajmi.net/