Saturday, 16. May 2026
Sport

Kuç shënon dy herë në debutimin me Malin e Zi

GS 12/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lojtari i Ballkanit, Edvin Kuç ka pasur një debutim ëndrrash me kombëtaren e Malit të Zi.

Kuç startoi në miqësoren e Malit të Zi përballë Libanit dhe arriti të gjej dy herë rrjetën brenda 20 minutave të parë.

  

29-vjeçari fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, derisa vetëm tre minuta më vonë mesfushori dyfishoi rezultatin e Malit të zi, me golin e dytë personal.

Kjo është hera e parë që ai po ftohet nga kombëtarja.

Mali i Zi ndeshjen e radhës e ka kundër Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian.

Kuç pritet që në atë ndeshje të debutoj edhe në përballje zyrtare. /Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: