Sipas legjendës, çdo skuadër që provon të “rekrutojë” boksierin e famshëm, duke i veshur fanellën e vet, përfundon humbëse.
Në Philadelphia ka diçka supersticioze, që tifozët e kombëtareve të Botërorit nuk duhet ta injorojnë: nuk duhet t’i veshin Rocky Balboa-s fanellën e skuadrës së tyre. Pennsylvania, mes ironisë dhe skaramacisë, ka dhënë një paralajmërim zyrtar për ekipet e impenjuara në Kupën e Botës 2026: kujdes nga “mallkimi i statujës së Rocky!”.
Ky mit lidhet me statujën e famshme të boksierit kinematografik përpara “Philadelphia Museum of Art”, e kthyer në një lloj talismani… në anën e kundërt.
Sipas legjendës, çdo skuadër që i vesh fanellën e vet Rocky-t, më pas humb. Rasti i fundit është ai i Ekuadorit. Para ndeshjes me Bregun e Fildishtë, disa tifozë të kombëtares amerikanojugore ngjitën shkallët e famshme dhe i veshën statujës fanellën e Seleçion. Rezultati? Humbje 1-0.
Por historia nuk lind këtu. Në SHBA shumë tifozë të Nfl kujtojnë mirë precedentë pak inkurajues. Minnesota Vikings në 2018-ën, Neë England Patriots të njëjtin vit të Super Bowl dhe San Francisco 49ers në 2023-shin kishin “personalizuar” Rocky-n me ngjyrat e klubeve të tyre dhe humbën ndeshjet vendimtare.
Me 5 ndeshje të tjera të Botërorit që do të luhen në Philadelphia, enti turistik “Visit Pennsylvania” ka vendosur t’i paraprijë situatës, duke publikuar një mesazh drejtuar kombëtareve që do të shkojnë aty, mes tyre Brazilit, Francës, Kroacisë dhe Ganës.
“Ju urojmë mirëseardhjen dhe më të mirën për ndeshjet tuaja në Philadelphia, – shkruhet në postimin në Instagram. – Si zotër shtëpie, duam t’u bëjmë të ditur një fenomen të njohur: mallkimin e statujës së Rocky-t. Philadelphia mezi ju pret, por Rocky vërtet nuk ka nevojë për fanellën tuaj”, – mbyllet postimi në mënyrë ironike.
Një paralajëmrim që Brazili, që pritet të luajë të premten e 19 qershorit kundër Haitit, duhet ta marrë seriozisht. Në kohë Botërori, mes taktikës dhe talentit, pak esklamaci nuk bën keq asnjëherë.