Naser Al-Khelaifi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. PSG kaloi në finalen e Ligës së Kampionëve duke thyer çdo parashikim dhe presidenti i klubit francez ka thënë fjalën e tij.
“Duhet të jemi krenarë për atë që kemi bërë, për tifozët, për gjithçka ka bërë klubi. Duhet të kujtojmë fazën e grupit, nuk ishim të sigurt për kualifikimin, por gjithmonë kemi besuar te ky ekip, te ky trajner.
Është e mrekullueshme për të gjithë. U thashë lojtarëve se jam krenar për ta, për këtë ekip, për këta lojtarë. Ne kemi lojtarë të mëdhenj, një ekip të madh. Nuk mbaron këtu, ka ende një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur”, u shpreh Al-Khelaifi për “CBS Sports Golazo”.
Finalja e madhe në Mynih do të luhet përballë Interit. PSG solli eliminimin e Arsenalit duke e mposhtur në të dyja ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa zikaltërit skualifikuan Barcelonën mes drithërimave.
PANORAMASPORT.AL